Fukushima, Kan: Situata po normalizohet

12/04/2011 12:20

Situata në centralin bërthamor të Fukushimës po normalizohet hap pas hapi.

Kështu ka deklaruar kryeministri japonez Naoto Kan, i cili është përpjekur të qetësojë popullin pas rritjes së nivelit të sigurisë në nivelin 7.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Kan ka nënvizuar se radioaktiviteti po reduktohet gradualisht.

“I kemi dhënë udhëzime kompanisë që menaxhon centralin që të paraqesë një raport mbi nismat e ardhshme, për të vendosur sigurinë në strukturë”, ka deklaruar Kan.

Niveli i rrezikut nga radioaktiviteti në Japoni u ngrit sot në 7, nivel i barabartë me atë të katastrofës së Cernobilit në vitin 1986.

Top Channel