
Ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, iu komunikua sot kërkesa e një gjykate në Kajro për t’u paraqitur përpara drejtësisë për t’u marrë në pyetje, informoi e përditshmja shtetërore “Al-Ahram”.
Modalitetet e paraqitjes në sallë nuk do të jenë të zakonshmet, pasi siç raporton gazeta, masa të shumta shtesë do të merren për të garantuar integritetin fizik të 82-vjeçarit.
Ndonëse nuk ka ende një akuzë zyrtare, Kryeprokurori i Egjiptit ka bërë të ditur se Mubarak mund të ndiqet për akuzat e vrasjes së disa qindra protestuesve dhe për përvetësimin e fondeve publike.
Nga rezidenca ku Mubarak ndodhet pranë Detit të Kuq, ai i ka cilësuar këto dy akuza si politikisht të motivuara dhe të pabazuara.
Mësohet se edhe dy djemtë e ish-presidentit, Alaa dhe Gamal, janë thirrur nga gjykata për t’u marrë në pyetje.
Top Channel