Egjipt, Mubarak dërgohet me urgjencë në spital

12/04/2011 18:05

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, është dërguar me urgjencë në një spital në Sharm el-Sheikh, bënë të ditura forcat e sigurisë.

82-vjeçari ka jetuar në një resort në brigjet e Detit të Kuq që prej largimit të tij nga pushteti në 11 shkurt, si rrjedhojë e protestave popullore që zgjatën për 18 ditë.

Mubarak është raportuar prej kohësh i sëmurë, por ndihmësit e tij i kanë përgënjeshtruar këto thënie.

Nuk është e qartë përse Mubarak është dërguar me urgjencë në spital. Ai dhe familjes së tij i ndalohet që të braktisin vendin.

Top Channel