Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Ish-presidenti i Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, është transferuar nga qyteti kryesor i Abixhanit në një destinacion të panjohur jashtë tij, informoi një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Zëdhënësi nuk qartësoi se ku ndodhet aktualisht Gbagbo, por theksoi se trupa të OKB-së e kanë shoqëruar për të garantuar sigurinë e tij.
Presidenti i paligjshëm u arrestua një ditë më parë prej forcave franceze në vendin afrikan dhe iu dorëzua autoriteteve vendase, për t’u përballur me një gjykim për krime lufte dhe akuza të tjera.
Ai zhyti vendin e tij në krizë në muajin nëntor 2010, pasi nuk pranoi të largohej pas humbjes në zgjedhjet presidenciale dhe nxorri ushtrinë në rrugë për të mbrojtur pushtetin.
Top Channel