“Renault”, dorëhiqet shefi i sigurisë

12/04/2011 09:10

Shefi i sigurisë së kompanisë “Renault”, Patrick Pelata ka dhënë dorëheqjen pas skandalit për spiunazh industrial që shpërtheu vitin e kaluar.

Gjithashtu, tre drejtues të seksionit të sigurisë do të largohen nga prodhuesi francez i makinave, 15 për qind e aksioneve të të cilit zotërohen nga shteti.

Ndërkohë, një shpërblim do t’u paguhet tre drejtuesve të tjerë që u shkarkuan gabimisht nga puna lidhur me të njëjtën cështje.

Vendimet vijnë pas një hetimi të detajuar të kryer mbi vjedhjen e informacioneve teknologjike për makinën elektrike, që u zbulua në gushtin e kaluar.

Tre drejtues të tjerë të lartë do të lirohen gjithashtu nga detyra pasi të vendoset fati i tyre. “Renault” pranoi dorëheqjen e zotit Pelata gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të bordit, të zhvilluar të hënën, për të diskutuar mbi rezultatet e hetimit.

Top Channel