Fushata, tension në Bathore

10/04/2011 19:30

Një gjendje e tensionuar ka mbizotëruar për më shumë se dy orë mes simpatizantëve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në qendër të Bathores, këtu në Tiranë.

Sipas informacioneve në Bathore parashikohej të mbahej një takim elektoral nga simpatizantë të Partisë Socialiste dhe situata është tensionuar kur është thyer xhami i një makine të simpatizantëve të PS-së.

Fatmirësisht situata nuk precipitoi në konfrontime fizike edhe pse për minuta të tëra simpatizantët e të dyja partive kanë qendruar përballë njëri-tjetrit në qendër të Bathores.

Dhjetra forca policie kanë mbërritur në vendngjarje duke formuar një kordon ndarës mes simpatizantëve të të dyja palëve. Pas disa minutash simpatizantët janë shpërndarë pa shënuar incident.

Gjendja në këto momente, sipas korespondentit të Top Channel paraqitet e qetë.

Top Channel