Mediu hap fushatën në Fier e Elbasan

09/04/2011 21:40

Partia Republikane ka prezantuar në qytetin e Elbasanit, Durim Hushin si kandidatin e saj për kryetar bashkie.

Duke iu drejtuar elektoratit, kryetari republikan Fatmir Mediu kërkoi mbështetje pa kushte jo vetëm për kreun e bashkisë, por edhe për kandidatët për këshilltarë.

Duke iu referuar rëndësisë së këtyre zgjedhjeve, zoti Mediu tha se Aleanca për Qytetarin është në këtë fushatë për të dëgjuar cdo problem të qytetarit.

Më pas, kryetari i Partisë Republikane hapi fushatën edhe në qytetin e Fierit, ku paraqiti kandidatët për këshilltarë bashkiakë në bashkinë e qytetit. Në Fier republikanët mbështesin kandidatin e koalicionit Aleanca për Qytetarin, Ilir Belaj.

Top Channel