Zgjedhjet, PR hap zyrtarisht fushatën

08/04/2011 11:50

Partia Republikanë ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Në fjalën e tij, kryetari Fatmir Mediu ka vlerësuar reformat e qeverisë, që afruan Shqipërinë me Evropën.

“Reformat e qeverisë bën të mundur anëtarësimin në NATO. Në këto vite realizuam ëndrra dhe qëllime të mëdha. Së shpejti do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Mediu.

Më pas, kryetari i PR ka shprehur përkrahjen ndaj kandidatit demokrat Lulzim Basha për bashkinë e Tiranës.

“Lulzim Basha do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Tiranës. Unë e falenderoj Lulzim Bashën sepse ka lënë gjurmë në realizimin e projekteve”, ka pohuar Mediu.

Duke komentuar zgjedhjet e përgjithshme të dy viteve më parë, Mediu ka theksuar se, më 28 qershor të gjithë shqiptarët votuan për Shqipërinë evropiane. 

Top Channel