Fushë Krujë, eksploziv urës hekurudhore

08/04/2011 08:25

Në orët e para të ditës së sotme është dëmtuar rëndë nga një shpërthim eksplozivi linja hekurudhore Fushë Krujë-Vorë.

Linja e dëmtuar përdoret vecanërisht nga fabrikat e cimentos në zonë. Eksplozivi i është vendosur urës së Gjolesë në Fushë Krujë, e cila është dëmtuar në një pjesë të saj, ndërsa shinat janë shkëputur duke bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve.

Sipas ekspertëve të policisë, dyshohet që eksplozivi të jetë i llojit tritol. Ndërkohë që nuk ka asnjë të shoqëruar.

Burime policore bëjnë të ditur se ky është rasti i shtatë i shpërthimeve të tilla në Krujë, ku në të shumtën e rasteve u është vendosur eksploziv shtyllave të tensionit, por nuk asnjë të arrestuar.

Ndërkohë që vetëm para një muaji, linjës se tensionit të lartë që furnizonte fabrikën e cimentos me energji iu vendos ekploziv.

Top Channel