Fushata, Rama vijon inspektimet

08/04/2011 12:25

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka inspektuar punimet tek parku i fushës së aviacionit në kryeqytet.

Gjatë takimit me banorët e zonës, Rama ka deklaruar se tashmë ata do të kenë një hapësirë të gjelbërt më shumë ku të kalojnë kohën.

“Kjo ditë është një arritje e ëndërruar falë një pune të mirë. Tani në Tiranë qytetarët kanë edhe një park tjetër për të kaluar kohën e lirë. Ky park do rrisë cilësinë e mjedisit të pastër në kryeqytet”, ka pohuar Rama.

Pasditen e djeshme Rama hapi zyrtarisht fushatën për mandatin e katërt në krye të bashkisë së Tiranës, ku premtoi realizimin e një sërë projekteve.

Ndërsa më pas, në orët e mbrëmjes, ai vizitoi edhe rrugën pranë Kalasë së Tiranës, e cila është kthyer në një rrugë këmbësorësh.

Top Channel