Një person në Francë ka shitur Ferrarin e tij model 599 GTO për vetëm 1 euro.

Domenique D. ka shitur makinën e fabrikës së famshme italiane Maranello me këtë çmim qesharak pas vetëm një vit përdorimi sepse nuk ishte dhe aq i kënaqur prej saj.

Ferrari 599 GTO arrin shpejtësinë 100 km/h për vetëm 3.3 sekonda dhe në pistë arrin një shpejtësi maksimale prej 335 km/h. Domethënë një makinë e cila nuk mund të blihej nga të gjithë për faktin se në Francë vlerësohej me 400 mijë euro.

Por, francezi i pasur ka deklaruar për mediat se “makina është shumë e bukur dhe argëtuese në drejtim, por jo shumë preçize në rrugë”.

Duke u nisur nga ky fakt, ideja “gjeniale” për ta shitur, ose më mirë falur atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA