Libi, rebelët kundër NATO-s
06/04/2011 00:10
Një zëdhënës i rebelëve libiane sulmoi NATO-n duke e akuzuar se po lejon masakrimin e civilëve në qytetin e Misuratës.
Gjatë një konference për shtyp, transmetuar nga televizionin pan-arab, Al Jazeera, zëdhënësi tha se NATO s’po bën asgjë përballë vrasjes së libianëve në qytetin e Misuratës. Ai shtoi se Aleanca nuk ka ofruar ndihmën e nevojshme për rebelët.
Ndërkohë, sulmet sporadike të NATO-s ditën e martë kanë shënjestruar një godinë qeveritare në Tripoli. Nuk dihet nëse ka patur viktima apo jo.
Top Channel