Turqi, kapen 250 kg heroinë

02/04/2011 09:10

Policia turke ka kryer një operacion të gjerë anti-drogë në qytetin e Stambollit, ku ka sekuestruar 250 kg heroinë dhe ka arrestuar 21 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale informative, sipas të cilave shumica e të arrestuarve janë turq, por mes tyre ka edhe trafikantë nga vendet e Ballkanit.

Turqia është rruga kryesore përmes të cilës heroina afgane shkon drejt vendeve të Evropës perëndimore, të cilat kanë qenë destinacioni edhe i drogës së sekuestruar këtë herë.

Një oficer i lartë i policisë turke ka deklaruar se në vitet e fundit në Turqi janë sekuestruar 112 tonelata lëndë narkotike, kryesisht heroinë, hashash dhe morfinë.

Top Channel