Spanjë, Zapatero: Nuk do rikandidoj
02/04/2011 12:10
Kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodrigues Zapatero nuk do të jetë kandidat në zgjedhjet politike të parashikuara për në mars të vitit 2012.
“Është një vendim përfundimtar”, ka deklaruar Zapatero duke folur në Këshillin Federal të partisë së tij, PSOE.
“Që në vitin 2004 mendoja se dy legjislatura ishin periudha më e arsyeshme dhe e leverdisshme për vendin dhe familjen time. Që atëherë, mendimi im vetëm është përforcuar”, ka theksuar Zapatero.
Ndërkohë, sipas mediave spanjolle, janë gati dy kandidatë për të marrë vendin e tij, zëvendëskryeministri Alfredo Rubalcaba dhe ministri i Mbrojtjes, Carme Chacon.
Top Channel