Librazhd, makina përplas 75-vjecarin

02/04/2011 12:55

Një 75-vjecar është përplasur nga një automjet teksa kalonte një rrugë në qytetin e Librazhdit.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave uniformat blu që kanë mbërritur në vendngjarje kanë arrestuar drejtuesin e automjetit.

Sipas burimeve, ai është shtetasi Erion Ruci. Ndërkohë, 75-vjecari i plagosur, i identifikuar si shtetasi Zylfi Kushta, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Top Channel