Itali, nis gjyqi i evazionit ndaj Berlusconi-t

28/03/2011 15:35

Kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, u paraqit sot në gjykatën e Milanos në nisjen e procesit të evazionit fiskal ndaj tij.

Pas një seance me dyer të mbyllura që zgjati një orë e gjysmë, Berlusconi tha përpara gazetarëve si “gjithçka shkoi mirë”, ndërsa i ka cilësuar më parë akuzat e ngritur kundër tij si qesharake dhe të motivuara politikisht.

Berlusconi, i cili në muajt në vazhdim do të përballet në gjykatë me katër akuza, ka bërë të ditur se ka ndërmend të marrë pjesë në sa më shumë seanca, në mënyrë që të provojë pafajësinë e tij.

Konkretisht, ditën e sotme ndaj Kryeministrit nisi një proces ku 74-vjeçari do të gjykohet për fshehjen e të ardhurave si pronar i rrjetit televizit “Mediaset”.

Berkusconi akuzohet edhe për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura, ndërsa akuza më e rëndë është ajo e shpërdorimit të tyre dhe përfitimit nga statusi i Kryeministrit, akuzë që mund të dënohet deri në 14 vjet heqje lirie në bazë të kodit penal italian.

Top Channel