Bahrein, gaz lotsjellës ndaj turmës

13/03/2011 12:05

Policia ne Bahrein ka lëshuar gaz lotsjellës kundër manifestuesve të cilët që nga 19 shkurti kanë ngritur tendat në qendër të Manamas.

Sipas dëshmitarëve, shumë persona janë dërguar në spital.

Në një tjetër manifestim në Manama, tetë agjentë policie kanë mbetur të plagosur nga përleshjet me manifestuesit.

 

Top Channel