Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Operacionet e shpëtimit u mbyllën zyrtarisht në Kristçërç, ndërsa autoritetet deklaruan se nuk ka më shpresa për të gjetur të mbijetuar në rënoja.
Në rastet e një tërmeti, tre ditët e para pas tij janë periudha më e mundshme për të gjetur të mbijetuar, por pas nëntë ditësh, virtualisht nuk ka më asnjë mundësi për të rezistuar i gjallë në gërmadha.
Ndërtesat kryesore në qendër të qytetit me 400 mijë banorë u shembën, kur Kristçërçi u godit në fillimin e javës së shkuar nga një tërmet i magnitutës 6,3 të shkallës rihter, në orën e pikut të lëvizjes.
Deri tani, 161 trupa janë gjetur, ndërsa pritet që bilanci përfundimtar i viktimave të jetë rreth 300.
Top Channel