Tunizi, shpallet data e zgjedhjeve

03/03/2011 21:00

Presidenti i përkohshëm i Tunizisë, Fouad Mbazaa, caktoi datën 24 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhme parlamentare.

Në një fjalim të transmetuar në mbrëmje nga mediat tuniziane, njeriu që morri në dorë drejtimin e vendit nga diktatori Zine El Abidine Ben Ali, premtoi edhe ndryshime kushtetuese.

Mbazaa konfirmoi se qeveria e përkohshme do të vazhdojë të drejtojë vendin deri në përfundimin e zgjedhjeve. Ai shtoi se do të mbetet president deri në korrik, për të mos krijuar mungesë stabiliteti, edhe pse mandati i tij fillestar ishte prej vetëm 60 ditësh.

Top Channel