Libia, Obama: Edhe opsioni ushtarak

03/03/2011 21:50

Duam një kapacitet të plotë për një ndërhyrje të shpejtë në Libi, pa përjashtuar as edhe një opsion, as atë ushtarak në rast nevoje.

Deklarata është bërë nga presidenti amerikan Barack Obama, i cili ka bërë të ditur se Shtepia e Bardhë ka autorizuar përdorimin e aviacionit ushtarak për të evakuar refugjatët.

“Shtetet e Bashkuara ndihen të indinjuara nga aktet e dhunës të ushtruara në Libi, të cilat duhet të marrin fund dhe po ashtu Gaddafi, që ka humbur cdo legjitimitet”, ka pohuar Obama.

Ndërkohë, rreth 400 marinsa amerikanë kanë mbërritur në bazën amerikane të Souda Bay, në Kretë, gati të hipin në bordin e anijeve luftarake “USS Kearsage” dhe “USS Ponce”.

Lajmin e bëjnë të ditur burime ushtarake amerikane, sipas të cilave operacioni në fjalë bëhet në kuadër të ripozicionimit të flotës lidhur me situatën në Libi.

Top Channel