Libia, 400 marinsa në bazën e Kretës
03/03/2011 18:10
Rreth 400 marinsa amerikanë kanë mbërritur në bazën amerikane të Souda Bay, në Kretë, gati të hipin në bordin e anijeve luftarake “USS Kearsage” dhe “USS Ponce”.
Lajmin e bëjnë të ditur burime ushtarake amerikane, sipas të cilave operacioni në fjalë bëhet në kuadër të ripozicionimit të flotës lidhur me situatën në Libi.
Megjithatë, nënsekretari amerikan Gordon ka përjashtuar mundësinë e përgatitjes së një operacioni ushtarak në këtë vend.
Ndërkohë, Gjermania ka mbyllur ambasadën e saj në Tripoli për motive sigurie, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme gjermane.
Në një komunikatë zyrtare thuhet se Berlini ka lajmëruar sërish qytetarët gjermanë në Libi që të lënë sa më shpejt vendin.
Top Channel