Libi, ushtria kap tre komando holandeze
03/03/2011 15:45
Tre pjestarë të forcave speciale holandeze mbahen të burgosur nga ushtria libiane, lajmëroi sot Ministria Holandeze e Mbrojtjes.
Ushtarët u kapën nga forcat pro-Gaddafit në qytetin e quajtur Sirte, ku ata po përpiqeshin të evakuonin dy qytetarë holandezë, të mbetur në një zonë të rrezikshme luftimesh.
Të tre mbahen të burgosur në një burg pranë Tripolit, ndërsa nuk ndihet në dhëna të tjera për momentin.
Autoritetet e Amsterdamit i kërkuan Gaddafit që të lirojë ushtarët, duke theksuar se ata nuk po dhunonin integritetin territorial të vendit, por vetëm po përpiqeshin të shpëtonin bashkëkombasit e tyre.
Top Channel