Libi, bombardim në terminalin e Bregës

03/03/2011 10:35

Një avion luftarak ka bombarduar terminalin e naftës në Brega, qyteti libian lindor ku dje kryengritësit kanë përballuar njuë sulm ajror dhe tokësor të trupave të besnikëve të Gheddafi.

Lajmin e kanë bërë të ditur dëshmitarë për mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë kryengritësit libian po përforcojnë pozicionet e veta në bregun lindor, në veçanti në Brega e Adjabiya.

Rebelët janë të armatosur me raketadhëse, topa antiajror dhe me disa tanke.

Top Channel