PS: Përkeqësohet ekonomia

01/03/2011 16:25

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi ka përgjënjeshtruar rezultatet ekonomike të qeverisë duke dekalruar se në janar eksportet shqiptare kanë rënë me rreth 1.8 miliardë lekë.

“Kjo vërtetoi atë çka kemi thënë prej një viti, që rritja e eksporteve në 2010 ishte artificiale dhe jo e qëndrueshme, pasojë e një politike të gabuar në energjitikë që solli shtrembërimin e tregut me pasojë rritjen e çmimeve”, deklaroi ajo.

Meksi ka atakuar edhe shifrat në mbledhjen e të ardhurave.

“Edhe kundrejt 2008 nuk kemi rritje të të ardhurave doganore, ato janë vetëm rezultat i zhvlerësimit të lekut që si taksë e fshehtë sjell rritjen e çmimeve, me pasoja për shqiptarët. Ndërsa të ardhurat jo-tatimore kanë ardhur kryesisht nga gjobat, me pasoja mbi bizneset edhe mbi konsumatorët”, theksoi ajo.

Deputeja Meksi deklaroi se të gjitha këto rezultate janë faji i kryeministrit Sali Berisha, filozofia e qeverisjes së të cilit është demagogjia dhe mashtrimi, duke bërë thirrje për protestë në 8 mars.

Top Channel