Nga spiune në SHBA, në politikane ruse

23/02/2011 20:50

Deri një vit më parë, emri i Anna Chapman ishte tërësisht i panjohur për këdo në botë.

Megjithatë, ajo u vendos shumë shpejt në qendër të vëmendjes, pasi u arrestua nga autoritetet amerikane, së bashku me nëntë studentë të tjerë rusë, të dërguar me detyra spiunazhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata fituan edhe më shumë famë, kur u shkëmbyen me katër agjentë të fshehtë të CIA-s, të arrestuar në Rusi. Shkëmbimi ndodhi në mënyrë të rrufeshme në aeroportin e Vienës, aq shpejt sa askush nuk mundi të bënte ndonjë fotografi rreth ngjarjes.

Zonjusha Chapman festoi sot 29-vjetorin e saj të lindjes, ndërsa është shndërruar në një yll të vërtetë mediatik në Rusi.

Ajo u shndërrua në drejtuese të sektorit rinor të partisë së Kryeministrit Putin, ndërsa sot u mësua se ajo është vendosur edhe në listën për deputete e parlamentit krahinor të Vollgogradit.

Përveçse duket se do të ketë një karrierë në ngritje në politikë, Anna është shndërruar edhe në një simbol seksual në vendin e saj, sidomos pasi revista erotike Maxim publikoi disa foto të saj erotike, duke mbajtur një pistoletë në dorë.

E lindur në Vollgograd, Anna Chapman ëndërronte të shndërrohej në një “James Bond” të shekullit XXI, por pasi identiteti i saj i rremë u zbulua në SHBA, tani me identitetin e vërtetë, është duke korrur sukses në Rusi.

E shpallur si gruaja e vitit në Rusi në vitin 2010, Anna deklaroi: “Nuk do të konfirmoj kurrë nëse kam punuar apo jo për inteligjencën ruse.

Ajo që mund të them është se jemi në prag të fillimit të një epoke të artë për Rusinë. Dashuria për atdheun është e detyrueshme, në mënyrë që të gjithë të ndërtojmë një vend ku të gjithë do të realizojmë ëndrrat tona”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA