Princi i Bahreinit, i hapur për opozitën
18/02/2011 20:55
Princi i trashëgimtar i Bahreinit, Salman ben Hamad Al-Khalifa, premton se do të ketë një dialog me opozitën sapo të rivendoset qetësia në mbretëri, ku në këto ditë manifestimet e shumicës shiite janë shtypur dhunshëm.
Princi e ka cilësuar “të papranueshëm” faktin që mbretëria “po përçahet”.
“Faza që po kalojmë është delikate dhe kërkon që të gjithë të jenë të përgjegjshëm”, theksoi ai.
Top Channel