Zbulohet njeriu që ndau çiftin Law-Miller

17/02/2011 18:30

Një javë pasi Sienna Miller dhe Jude Law informuan për ndarjen e tyre, duket se zbulohet identiteti i njeriut të tretë që solli ndarjen e çiftit.

Sipas asaj që shkruan sot “Daily Mail”, modelja 29-vjeçare është parë në shoqërinë e Dan Macmillan, nipi i ish-Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Harold Macmillan.

36-vjeçari, një stilist, “rastësisht” u nda përpara pak ditësh edhe ai nga e dashura e tij.

Macmillan ishte i lidhur me modelen Sasha Volkova dhe kishin informuar më parë për qëllimin e tyre për t’u martuar, por vajza ukrainase lajmëroi se ai e kishte lajmëruar papritmas për dëshirën e tij për t’u ndarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA