Swift, e mrekullueshme në Barbados

17/02/2011 18:15

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, tregoi një formë të mrekullueshme, ndërsa u fotografua gjatë pushimeve të saj në Barbados.

E veshur me një bikini të zi, këngëtarja u shfaq duke admiruar një plazh të rrallë të ishullit, ndërsa bukuria e rrallë e Swift dhe Barbadosit bashkoheshin në një.

Ndërkohë, 21-vjeçarja është duke u përgatitur për turin e saj aziatik, ku do të promovojë albumin “Speak Now”.

Ajo u nda përpara disa muajsh me të dashurin Jack Gyllenhaal, por duket se është shumë e stabilizuar si beqare.

Top Channel