Shtypi amerikan: Vetëm 7 javë jetë për Steve Jobs
17/02/2011 02:15
Gjendja shëndetësore e themeluesit të Apple, Steve Jobs, ndryshe nga sa njoftohet zyrtarisht prej kompanisë, është shumë herë më e rënduar.
Kështu raporton shtypi amerikan. Tabloidi National Inquirer shkruan se shëndeti i Steve Jobs është rënduar së tepërmi dhe atij i mbeten vetëm 7 javë jetë. Për të shoqëruar lajmin, tabloidi ka vendosur një foto ku ish-numri një i Apple shfaqet mjaft i dobësuar teksa lë dyert e spitalit “Stanford Cancer Center”.
Në muajin janar Steve Jobs vendosi tërheqjen nga postet kyçe të kompanisë Apple për t’iu përkushtuar kurimit.
Top Channel