Shtëpia e horroreve, aty ku 74 vjeccari Josef Fritzl do të mbante të izoluar për 24 vjet të bijën e tij Elisabet, me të cilën do të kishte edhe 7 fëmijë, ‘transformohet’ në një diskotekë për të rinjtë.
Kështu shkruajnë mediat austriake të cilat shtojnë se pikërisht në dhomën, teatër e një prej krimeve më rrënqethëse të historisë së Austrisë, grupe të rinjsh sfidojnë frikën e marrin guximin për të organizuar festa me muzikë të lartë, duke përfituar edhe nga izolimi akustik që Fritzl i kishte bërë vite me parë dhomës.
Të rinjtë mendohet se janë futur nga garazhi i shtëpisë që tashmë nuk vëzhgohet nga askush.
“Era ishte e tmerrshme, muret plot myk e dyshemeja plot me helm për minjtë, por gjithësesi ishte këndshëm”, deklaron një pjesëtar në një nga festat organizuara aty.
Policia austriake përgenjështroi lajmin, por mediat vendase këmbëngulën në vëtetësinë e tij dhe për këtë nxorrën si prova foto nga bunkeri i mbushur me bishta cigaresh, mbetje ushqimesh, pijesh alkolike dhe qirinjsh.
Gjithësesi, jetëgjatësia e “diskotekës së horroreve” nuk është e gjatë, pasi shumë shpejt ndërtesa pritet të shkatërrohet tërësisht, por se kur, autoritetet austriake e mbajnë mister për të mos tërhequr vëmendjen e mediave.
Top Channel