Sheen: E mërzitshme të jesh esëll

16/02/2011 08:30

Charlie Sheen thotë se të qëndrosh esëll është pak “e mërzitshme”.

Aktori 45-vjeçar është në rehabilitim për shkak të problemeve të tij me drogën dhe alkoolin, por nuk ka premtuar se do të qëndrojë “i pastër” pas përfundimit të seancave të rehabilitimit.

“Shumë kohë më parë qëndrova esëll për 5 vjet me radhë dhe fillova të mërzitesha. Kur piva për herë të parë pas shumë vitesh provova një ndjesi të mrekullueshme”, tha Sheen për një radio të Los Angeles.

“Nuk do të përdor kokainë për aq kohë sa të mundem”, theksoi aktori duke lënë të kuptohet se problemet e tij janë larg përfundimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA