Korea e Jugut, rreshje rekord dëbore
14/02/2011 15:25
Rreshjet më të dendura të dëborës në një shekull kanë goditur Korenë e Jugut, duke shkaktuar kaos në të gjithë vendin.
Sipas raportit të mediave ndërkombëtare, me qindra shtëpi janë shembur nga pesha e dëborës, ndërsa televizionet vendase kanë nisur të etiketojnë stuhinë si “bomba e dëborës”.
12 mijë ushtarë janë vendosur në shërbim të nevojave civile, për të evakuar banorët e bllokuar në shtëpitë e tyre.
Rreshjet më të dendura kanë ndodhur në provicën e Gangvonit, ndërsa ekspertët thonë se rreshje të reja do të ketë në orët në vazhdim.
Kjo është stuhia më e keqe e borës e regjistruar ndonjëherë në 100 vitet e fundit.
Top Channel