Opozita ka kërkuar largimin e kryeministrit, i cili, sipas PS-së, mbrojti ish kryeministrin Ilir Meta me qendrimin se videoja ishte e montuar.
“E përshëndesim Prokurorinë për vendosmërinë që po tregon në goditjen e kusarisë dhe kërkojmë largimin e koalicionit të turpit urgjetisht nga qeveria. Saliu duhet të largohet sepse gënjeu shqiptarët dhe përbalti opozitën duke thënë se video-hajnia e zëvendësit të tij është montazh”, është shprehur anëtarja e kryesisë së PS-së, Megi Ajtyresa.
“Kjo qeveri duhet të iki sot. Shqiptarët nuk do ta lejojnë të përdorë pasuritë kombëtare dhe bashkë me to edhe zgjedhjet e ardhshme. Prokuroria nuk duhet të ndalet në proçeset e nisura, shqiptarët duan drejtësi për vjedhjet dhe vrasjet. Prandaj do të dalim në demonstratë, në datën 18 shkurt”, shtoi ajo.
Top Channel