Prokuroria: Meta-Prifti pa imunitet

12/02/2011 15:25

Ekzaktësisht një muaj pas publikimit të videos ku shfaqet Ilir Meta dhe Dritan Prifti, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar parlamentit t’i heqë imunitetin të dy politikanëve.

Në kërkesën drejtuar parlamentit, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama kërkon ndjekjen penale për ish zëvendëskryeministrin Ilir Meta, pasi, sipas saj, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se deputeti Ilir Meta ka kryer veprën penale të korrupsionit aktiv.

Prokurorja e Pergjithshme e bazon kerkesen per ndjekjen penale te Ilir Metes ne dy pika: Se pari, ne deshmite e Dritan Priftit, te cilin e citon se: regjistrimin e ka bere per shkak te kerkesave dhe nderhyrjeve per favore, kercenimeve, urdhrave dhe presioneve te bera nga Ilir Meta gjate ushtrimit te detyres.

Sipas deshmise se Dritan Priftit, te ciles i referohet prokurorja e pergjithshme veprimet jo ne perputhje me ligjin jane edhe rastet e fiksuara ne video, qe kane te bejne me ofrimin e shumes prej 700 mije euro dhe 7% te aksioneve per dhenien e koncensionit te nje hidrocentrali.

Pika e dyte ku mbeshtetet prokurorja e pergjithshme per te kerkuar hejqjen e imunitetit te Ilir Metes dhe ndjekjen penale te tij eshte konkluzioni i nje eksperti amerikan, konkluzion i cili i bashkelidhet kerkeses per imunitet.

Ne kete konkluzion mes te tjerash thuhet se:

“Videoja qe eshte transmetuar ne programin televiziv dhe qe gjendet ne USB-ne (e dorezuar nga Dritan Prifti si prove), ne fakt eshte vetem gjysma e videos. Videoja e plote gjendet ne sistemin e kompjuterik (po ashtu te dorezuar nga Dritan Prifti si prove). Duket se videoja e plote eshte ndare ne dy video te ndryshme, shprehet eksperti, duke shtuar se nuk ka gjetur prova qe personat qe jepen ne video jane tjetersuar. Eksperti thote gjithashtu se nuk ishte ne gjendje te pastronte segmentin audio te videos me pajisjet qe kishte ne dispozicion. Data ne BIOS dhe koha ne kompjuter ishin ne perputhje me daten dhe kohen aktuale ne Shqiperi. Si rezultat, konkludon eksperti, duket se te gjitha datat dhe kohet e dhena me pare ne kete raport jane te sakta”.

Prokurorja e pergjithshme thote ne kerkesen e saj se “sipas konkluzionit te aktit te ekspertimit, rezulton se videoregjistrimi eshte i patjetersuar dhe shkalla e gabimit eshte zero”, ajo kerkon ndjekjen penale te Ilir Metes.

Ndersa historia per ndjekjen penale te Dritan Priftit per korrupsion pasiv, ne bashkepunim, megjithese bazohet tek videoregjistrimi i bere prej vete zotit Prifti, ka marre nje rrjedhe te papritur.

Ne kerkesen e saj per heqjen e imunitetit te Dritan Priftit, prokurorja e pergjithshme eshte bazuar serish tek akti i ekspertit amerikan per te njejtin material te dorezuar prej Dritan Priftit.

Ne kompjuterin ku zoti Prifti kishte hedhur materialet e regjistruara prej tij, eksperti thote se ka zbardhur edhe nje video e cila ishte fshire nga aparatura.

Permbajtja e kesaj videoje te fshire shpjegohet ne kerkesen e prokurores se pergjithshme per ndjekjen penale te Dritan Priftit per korrupsion pasiv.

Prokurorja e Pergjithshme shkruan se “nga ekspertimi teknik i provave materiale ka rezultuar se ne to ekziston edhe nje video tjeter e cila eshte fshire dhe qe eshte rikuperuar nga eksperti. Ne video jane te regjistruara dy persona, ish ministri Dritan Prifti dhe ish zevendesministri i Ekonomise, Leonard Beqiri.

Keta shtetas, sipas asaj qe evidentohet ne video, kane zhvilluar biseda per perfitime financiare te parregullta qe vijne nga ushtrimi i funksioneve te tyre publike.

Prokurorja e pergjithshme thote se ne kete video ne nje moment shihet qe Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri ndajne mes tyre nje shume parash prej 70 mije eurosh.

Nga provat e grumbulluara, thote prokurorja e pergjithshme, ka te dhena te mjaftueshme qe te çojne ne dyshimin e arsyeshem se deputeti Dritan Prifti ka kryer vepren penale te korrupsionit pasiv ne bashkepunim.

Korrupsioni aktiv, per te cilin akuzohet Ilir Meta, parashikohet ne kodin penal si veper qe denohen nga 1 deri ne 5 vjet dhe me gjobe nga 500 mije deri ne 2 milione leke.

Ndersa korrupsioni pasiv ne bashkepunim, per te cilin akuzohet Dritan Prifti denohet nga 4 – 12 vjet dhe me gjobe nga 1 – 5 milione leke.

Top Channel