Fundshpinë silikoni, gjen vdekjen 20 vjecarja

11/02/2011 03:00

Kërkoi që fundshpina e saj të ishte e ngjashme me atë të Jennifer Lopez, e për këtë iu nënshtrua një metode klandestine të injektimit të silikonit, por që fatkeqësisht i ka marrë jetën.

Ky është fati tragjik i studentes 20 vjecare angleze, Claudia Aduesi e cila iu nënshtrua metodës ilegale të injektimit të silikonit të lëngshëm për rritjen e përmasave të të pasmeve në një hotel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet amerikane kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 20 vjecares dhe dyshimet bien mbi mundësinë që silikoni i lëngshëm të ketë hyrë në sistemin e qarkullimit të gjakut të fatkeqes duke i shkaktuar atak kardiak.

Top Channel