Avokati i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, sulmoi Kryeministrin e Suedisë, duke thënë se kritikat e tij ndaj klientit që përfaqëson kanë dëmtuar shanset për një “gjyq të drejtë” në vendin skandinav.
Avokati Geoffrey Robertson pretendoi, përpara një gjykate britanike që po shqyrton kërkesën e ekstradimit të 39-vjeçarit në Suedi për akuzat e përdhunimit, se deklaratat e Kryeministit Reinfeldt kanë qenë në mungesë të plotë me parimin e supozimit të pafajsësisë.
Autoritetet suedeze i kanë hedhur poshtë këto akuza. Assange, një qytetar australian, u mbajt në burg në Angli për nëntë ditë, pas një kërkese për arrestim dhe ekstradim nga shteti suedez.
Ai akuzohet për përdhunimin e dy grave gjatë një vizite në Stokolm, gjatë gushtit.
Top Channel