Cristiano Ronaldo, autor i golit të Portugalisë në ndeshjen e djeshme miqësore ndaj Argjentinës të cilën e fituan amerikano-latinët me rezultatin 2-1, tha se nuk pati një duel mes tij dhe Messi, por “ishte vetëm një ndeshje futbolli”.
“Jam i kënaqur nga ndeshja ime. Shënova një gol dhe pata mundësi të tjera për shënim. Nuk ishte një duel Cristiano-Messi, por Portugali-Argjentinë”, u shpreh Cristiano Ronaldo pas ndeshjes.
“Humbëm, por luajtëm mirë. Jemi shumë më mirë në krahasim me botërorin”, shtoi sulmuesi i Real Madrid mbi ndeshjen në të cilën Messi shënoi golin e fitores për argjentinasit në minutën e fundit të takimit me 11-metërsh.
Ronaldo u ankua për terrenin e lojës në stadiumin e Gjenevës: “Terreni ishte si një fushë patatesh. Nuk ishte në lartësinë e një ndeshjeje midis dy kombëtareve të nivelit të lartë.”
Top Channel