Shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në lidhje me hetimet për raportin e Dick Marty.

Në letër, De Marnhac shprehet se EULEX-i është autoriteti i duhur për të hetuar nëse ka pasur aktivitete kriminale dhe kur të ketë prova të mjaftueshme do t’i nisë ato.

Në letër theksohet se, misioni evropian vazhdon të inkurajojë Marty-n që t’u japë hetuesve të prokurorisë së EULEX-it cdo informacion ose provë që mund të hedhin dritë mbi akuzat e ngritura në këtë raport.

“EULEX-i dhe Shqipëria kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në zbardhjen e cështjeve të ngritura në raportin e zotit Marty”, thekson De Marnhac.

Më 17 janar, një delegacion i Prokurorisë Speciale, i përbërë nga prokurorë të EULEX-it dhe të Kosovës, zhvilloi një takim me prokuroren e përgjithshme të Shqipërisë, Ina Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA