Suri Cruz pi po aq kafe se nëna Kate

03/02/2011 18:15

4-vjeçarja Suri Cruz, bija e Tom Cruiz dhe Kate Holmes, u fotografua një ditë më parë në një pikë “Starbucks” duke pirë kafe ashtu si nëna e saj.

Pasi ka bërë bujë për faktin se zgjedh vetë veshjen e saj dhe nuk vishte asnjëherë dy ditë njësoj, Suri ritkhehet në qendër të vëmendjes me dëshirën e saj për t’u rritur përpara kohe.

Në fakt, vajza mbante një kafe po aq të madhe sa ajo e nënës së saj. Mbetet për të kuptuar nëse përqindja e kafeinës ishte e njëjtë në të dy gotat, apo Suri po pinte një variant kafeje pa kafeinë.

Pije si kafja apo çaji nuk janë të këshillueshëm për fëmijët e vegjël.

Top Channel