Charlie Sheen ka ironizuar fansat e tij duke u shprehur i habitur me faktin se ata kanë më shumë interes për jetën e tij private sesa për ngjarjet në Egjipt.

Aktori, i cili u shtrua me urgjencë në spital pas një feste 36-orëshe me drogë, alkool dhe pesë prostituta, shpërndau një komunikatë ku shkruhej: “Po zhvillohen dy protesta të dhunshme në botë (Egjipt dhe Tunizi) dhe ju e keni mendjen te mua!?”

Protestat e dhunshme në Egjipt dhe Tunizi kanë shkaktuar shumë viktima kohët e fundit.

Nga ana tjetër Charlie Sheen sapo ka filluar një program rehabilitimi tre-mujor për tu larguar nga droga.

Edhe pse bëri apel që njerëzit të përqendrohen në problemet madhore të botës, aktori kishte dhe një mesazh të veçantë për fansat.

“Duhet shumë punë nga ana ime për të shpërblyer mbështetjen që më keni dhënë. I them fansave që urimet e tyre më kanë emocionuar shumë”, shkruhet në komunikatë.

Top Channel