Putin hapet me Naomi Campbell

03/02/2011 12:15

Naomi Campbell ka një të përbashkët me Vladimir Putin: të dyve u pëlqen trupi i tyre.

Campbell e tregon trupin e saj në publik sepse është modele me profesion, ndërsa Putin e bën këtë gjë sepse i pëlqen ta bëjë.

Modelja britanike i ka bërë një intervistë kryeministrit rus, të cilën e ka botuar në revistën ‘GQ’.

“Shkoj në palestër dhe notoj çdo ditë. Gjithashtu luaj me miqtë sporte kolektive”, shprehet Putin.

Gjithashtu, kryeministri rus i tregoi modeles se i pëlqejnë shumë sportet luftarake të cilat ka pasur raste që i ka praktikuar me aktorin Jea-Claude Van Damme.

“Atij i pëlqen shumë boksi dhe mundja. Mua më pëlqen xhudo”, shtoi Putin.

Top Channel