Stewart, nga Twilight tek Supermeni

02/02/2011 18:00

Aktorja e Twilight, Kristen Stewart, mund të shndërrohet në protagonisten e serisë së re të Supermenit, sipas të përditshmes angleze “The Sun”.

Gazeta rozë, duke cituar burime të “mirëinformuara”, theksoi se regjizori i Supermenit është duke shqyrtuar mundësinë që t’i ofrojë rolin e protagonistes femërore, Lois Lane.

Besohej se ky roli do t’i ofrohej yjeve të tjera të Hollivudit, si Jessica Biel apo Rachel McAdams, por Stewart është vendosur në “pole-position”.

Ndërkohë, për vetë rolin e Supermenit, është zgjedhur aktori britanik Henry Cavill, i bërë i njohur fillimisht për rolin e tij në dramën historike, “The Tudors”. Filmi do të nisë xhirimet në qershor dhe do të dalë në kinema në vitin 2012.

Top Channel