Lohan akuzohet për vjedhjen e një varëseje

02/02/2011 14:35

Lindsay Lohan ka sërish probleme me drejtësinë.

Aktorja është akuzuar kësaj radhe për vjedhje bizhuterish.

Policia e Los Angeles ka një mandat për kontrollin e shtëpisë së Lohan në Kaliforni pasi aktorja është fotografuar me një varëse të shtrenjtë e cila është raportuar si e vjedhur.

Një oficer policie tha: “Lindsay akuzohet për vjedhjen e një varëseje shumë të çmuar. Ajo është fotografuar me këtë varëse në qafë dhe ne do kontrollojmë shtëpinë e saj.”

Top Channel