Ilacet, nis rritja e cmimit

02/02/2011 17:20

Futja për herë të parë e TVSH-së për ilacet ndikon direkt në ritjen e cmimit të tyre, ose thëne ndryshe në atë cfarë pacienti paguan kur blen ilacet.

Një pako aspirinash, që sipas farmcistëve tërhiqet shumë nga pacientët pasi vec dhimbjes së kokës përdoret për hollimin e gjakut dhe një sërë sëmundjesh të tjera, pa TVSH kushtonte 250 lekë, ndërsa sot me futjen e TVSH ajo kushton 280 lekë, pra 30 lekë më shumë që për një pensionist do të thotë një gjysmë buke.

“Ca të bëjmë neve, ku të vemi të qahemi? Si ta përballoj unë me 100 mijë lekë pension. Të ha apo të blej ilace”, shprehet i irritur një pensionist.

“Mua me ilacet tani më doli një problem, duhet 60 mijë lekë në muaj për mjekim dhe nuk di se si do ta përballoj”, thotë një tjetër.

Receta e një 27-vjecareje, e cila sapo ka dalë nga materniteti pas lindjes, përmban 7 medikamnete si: antibiotik, betadinë hekur, vitaminë C, e të tjera. Pa TVSH, kjo recetë kushton 3.100 lekë, ndërsa me TVSH kushton 3.400, pra 300 lekë më shumë.

Në disa farmaci në kryeqytet, ende nuk kanë filluar të tregtojnë medikamente me TVSH për ato sasi të cilat i kanë pasur gjendje, me qëllim për të ruajtur klientelën, pasi sipas tyre, shitja me cmim ndryshe nga ai i vënë në pullë u krijon probleme pacientëve.

Ndërkohë, pas problemeve të shkaktuara deri më tani, Ministria e Financave ka nxjerrë një udhëzim ku sqaron se medikamentet që janë gjendje do të tregtohen me cmimin që mbajnë në pullë, ndërsa furnizmi i ri do të shitet me 10% TVSH.

Top Channel