Hugh Jackman, stërvitje për filmin e ri

02/02/2011 11:30

Hugh Jackman po përgatitet për të interpretuar sërish rolin e “Wolverine” dhe për këtë po ndjek një dietë prej 6 mijë kalorish në ditë.

Gjithashtu aktori po kalon shumë orë në palestër për të rifituar formën fizike.

Në një intervistë për “Los Angeles Times”, Jackman tregon se regjisori Darren Aronofsky i ka kërkuar që të shtojë më shumë muskuj se në filmin “X-Men Origins: Wolverine” e vitit 2009.

Jackman thotë se tashmë peshon 95 kg, ndërsa në filmin e parë peshonte 86.

“Darren më tha se në filmin e 2009-ës isha mirë, por duke qenë se jam i gjatë në disa skena dukesha si Clint Eastwood dhe kjo nuk duhet të jetë pamja e Wolverine”, tha aktori.

“Duhet të jem më shumë si Myke Tyson dhe këtë po tentoj tani. Nëse do kem ndonjë atak në zemër e dini se çfarë po mundohesha të bëja”, shtoi me shaka Jackman.

 

Top Channel