Gjenerali që u bë president

02/02/2011 18:10

Fati i tij u duk që kur mundi t’I shpëtojë plumbave të militanteve islamike, që vunë në shenjestër dhe ekzekutuan Anvar Sadatin në vitin 1981. Hosni Mubarak ishte ulur pranë tij, ne paradën ushtarake që u zhvillua në Kajro.

Prej kesaj kohe ai i shpëtoi gjashtë atentateve. Përvec aftësisë së tij për t’u mbrojtur nga plumbat, ish-komandanti i forcave ajrore diti me dinakëri të pozicionohet dhe të ruajë pushtetin, si një mik i Perëndimit, duke i bërë ballë opozitës së fuqishme në atdhe.

Por me këto protesta, shëndetin delikat dhe ende pa një pasues të qartë, ngrihet pyetja: Sa do të rezistojë Mubarak?

I lindur në vitin 1928 në një fshat të vogël në provincën e Menofias, pranë Kajros, ai u përpoq me të gjitha mënyrat të ruajë jetën private.

U martua me Suzan, egjiptianen me nënë britanike, e diplomuar në Universitetin Amerikan të Kajros dhe ka dy djem, Gamal-in dhe Alaa-n.

Ai bën një jetë me një rregjim të prerë që nis në orën 06.00 të mëngjesit. Nuk ka pirë asnjëherë duhan apo alkool, duke krijuar dhe ruajtur imazhin e një njeriu të shëndetshëm.

Muhamad Hosni Sajid Mubarak u betua president më 14 tetor të vitit 1981, tetë ditë pas vrasjes se Sadatit. Ai udhëhoqi si një lider thuajse ushtarak, që kur mori pushtetin.

Gjatë të gjithë periudhës në detyre, mbajti ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme, duke bërë arrestime dhe duke mbajtur nën fre liritë themelore.

Por gjatë kësaj periudhe që garantoi stabilitet dhe zhvillim ekonomik, cka bëri që shumë nga politikanët e tjerë të pranonin monopolizimin e pushtetit.

Kohët e fundit, Mubarak e ndjeu për herë të parë presionin për të inkurajuar demokracinë, si brenda vendit ashtu dhe nga aleati më i madh, Shtetet e Bashkuara.

Mubarak kish fituar tre zgjedhje që prej vitit 1981, por për të katërtën, pas ndikimit të SHBA, u detyrua të ndryshojë sistemin duke lejuar kandidatët “kundërshtarë”.

Shpesh herë është parë i biri, Gamal, bankier me profesion, si pasuesi i mundshëm. Por vëzhguesit e përjashtuan, pavarësisht ngjitjes së tij në krye të partisë së Mubarak, sepse prej 1952-shit cdo president në Egjipt ka ardhur nga ushtria dhe Gamal ndoshta nuk do të gëzonte përkrahje të gjerë.

Pavarësisht presionit për të marrë vendime të shpejta, 82-vjecari prej gati 30 vjetësh në pushtet, do të qendrojë në atdhe, ku, sic tha ai, do të lëshojë dhe frymën e fundit.

Top Channel