E dashura e Clooney-t zhvishet për të tjerë

02/02/2011 21:20

Elisabetta Canalis, e dashura e aktorit George Clooney, pranoi të reklamonte veshjet e reja të brendshme të Roberto Cavalli-t.

Disa prej fotografive të saj u shfaqën sot në shtypin italian, por kritika nuk është e sigurt për impaktin që do të ketë kjo fushatë e Cavalli-t.

Sipas disave, Elisabetta ka tashmë shumë vite mbi supe për të bërë reklama të tilla, prandaj imazhi i kompanisë do të përfaqësohej më mirë nga një modele më e re.

Megjithatë, pak rëndësi ka se çfarë mendon kritika për Clooney. Aktori hollivudian, i cili është duke u kuruar nga malarja e marrë gjatë një vizite në Sudan, ndihet i dashuruar kokë e këmbë pas italianes.

Top Channel