Britney: Nuk është sozia ime në videoklip

02/02/2011 17:50

Britney Spears hodhi poshtë të gjithë spekulimet për përdorimin e një sozie, në këngën e saj të re.

Sipas disa gazetave amerikane, Spears kishte kërkuar ndihmën e një sozie, pasi e kishte të pamundur të realizonte koreografinë e kërkuar, për videoklipin e ri të “Holt it against me”.

Sipas këtyre shkrimeve, regjizori i videoklipit, i dëshpëruar nga pamundësia e Britney-t për të arritur kërcëmin e kërkuar, vendosi të realizonte xhirimet me sozinë Allison Kyler.

Të gjitha këto thënie, u përgënjeshtruan nga zëdhënësi personal i Spears-it. “Këto akuza janë shumë larg të vërtetës”, deklaroi ai.

”Britney ka punuar jashtëzakonisht shumë për këtë video dhe i është dashur të stërvitet me gjashtë javë me radhë, për të realizuar lëvizjet e kërkuara. Të gjithë fansat do ta kuptojnë menjëherë se në videoklip shfaqet vetëm Spears-i”.

Top Channel