Aguilera rikthehet në ditët e arta

02/02/2011 17:45

Këngëtarja e famshme amerikane, Cristina Aguilera, është rikthyer në format e saj më të mira fizike.

Ajo dukej shumë mirë gjatë javës së modës në Sao Paulo dhe këtë e dëshmuan edhe fotografitë që u publikuan sot në mediat kryesore rozë.

Këngëtarja shtoi shumë në peshë pas lindjes së fëmijës, por një dietë e posaçme që ajo po ndjek, ka dhënë shenja shumë të mira.

Aguilera u vendos në këtë dietë, pas angazhimit të saj për të marrë pjesë si një balerinë, në një film që do të debutojë së shpejti, i titullar Burlesque.

Ajo është në gjendje të riveshë rrobat e saj të vjetra, gjithmonë nëse përmasat e gjoksit të zmadhuar rishtaz, do t’ia lejojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA