Halliwell nuk zhvishet atëherë kur duhet
29/01/2011 10:15
Ish-këngëtarja e “Spice Girl”, Geri Halliwell, dukej e vendosur të qëndronte e veshur, në një ditë ku të gjithë u zhveshën.
Siç raportoi “Daily Mail”, bukuroshja britanike refuzoi që të tregonte format e trupit të saj, ndërsa modelet prezantuan linjën e re të veshjeve të banjës, stiluar nga këngëtarja.
Në sfilatën e paraqitur në një hotel në Londër, të ftuarit ishin të entuziasmuar nga ideja se edhe vetë 38-vjeçarja do të ekspozohej, por ata mbetën të zhgënjyer nga vendosmëria e Geri-t për të mos marrë pjesë si modele.
Top Channel